Alex Soros i jep fund beqarisë, kush është partnerja e bilionerit

Djali i filantropit George Soros, Alex Soros 38 vjeç, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku

Korrik 11, 2024 - 10:45
 0
Alex Soros i jep fund beqarisë, kush është partnerja e bilionerit

Djali i filantropit George Soros, Alex Soros 38 vjeç, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku i ulet në gjunjë partneres së tij duke i propozuar.

“Ndodhi. Ne nuk mund të jemi më të lumtur, më mirënjohës apo më të dashuruar se kaq”, shkruan ai krah fotos romantike.

Partnerja e tij, Huma Abedin, është 48 vjeç dhe është një nga bashkëpunëtoret më të besuara të Hillary Clinton.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)

Abedin dhe Soros dolën për herë të parë publikisht si çift në shkurt, pasi Soros publikoi në Instagram një postim romantik me Huma Abedin për ditën e Shën Valentinit.

Abedin ishte e martuar më parë me ish-kongresmenin Anthony Weiner, i cili u dënua me 21 muaj burg për marrëdhënie seksuale me një të mitur në vitin 2017, në të njëjtin vit që Abedin bëri kërkesë për divorc. Ajo u përfol se ishte e lidhur me Bradley Cooper në vitin 2022. Ndërkohë, Soros është një filantrop dhe investitor që menaxhon Fondacionin e Familjes Soros dhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur, një organizatë jofitimprurëse që mbështet demokracitë globale dhe të drejtat e njeriut./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.