Çaj i Ftohtë Mali për të Freskuar Trupin dhe Mendjen

Jeni në kërkim të mënyrës së duhur për t’i dhënë forcë sistemit imunitar? Apo dëshironi të gjeni zgjidhje natyrale kundër stresit? Atëherë duhet të dini se ju duhen tri përbërës: çaj mali, xhenxhefil dhe limon. Pija e përftuar prej tyre është e shijshme, pikante dhe një nga më të mirat e stinës. Çaji me xhinxher […] The post Çaj i Ftohtë Mali për të Freskuar Trupin dhe Mendjen appeared first on AgroWeb.

Korrik 11, 2024 - 11:25
 0
Çaj i Ftohtë Mali për të Freskuar Trupin dhe Mendjen

Jeni në kërkim të mënyrës së duhur për t’i dhënë forcë sistemit imunitar?

Apo dëshironi të gjeni zgjidhje natyrale kundër stresit? Atëherë duhet të dini se ju duhen tri përbërës: çaj mali, xhenxhefil dhe limon.

Pija e përftuar prej tyre është e shijshme, pikante dhe një nga më të mirat e stinës. Çaji me xhinxher dhe limon është një oaz vlerash të jashtëzakonshme për shëndetin.

Këtë lëng është mirë ta pini që në mëngjes por edhe në darkë, të ngrohtë ose të ftohtë me stomakun bosh për të pastruar mëlçinë dhe rritur nivelet e energjisë.

Pini sa më shumë lëng të tillë gjatë ditës dhe sistemi imunitar do t’ju jetë mirënjohës.

Xhenxhefili përmban sasi të jashtëzakonshme të antioksidantëve. Limonët jeshil dhe ato të verdhë janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, që ndihmon në shërimin e sëmundjeve, ruajtjen e forcës së kockave dhe dhëmbëve.

Kur jeni prekur nga virozat, çaji i malit, xhenxhefilit dhe limonit shërben si një antibiotik natyral.

Bioflavonoidët që gjenden tek limoni ndihmojnë në parandalimin e rritjes dhe shpërndarjes së qelizave të dëmshme.

Antioksidantët tek limoni ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe ngadalësimin e simptomave të artritit.

Këto antioksidantë të fuqishëm shkatërrojnë radikalet e lira në organizëm, rrisin qarkullimin e gjakut dhe janë thelbësorë për shëndetin.

Nëse përdorni çajin e malit si bazë, AgroWeb.org ju këshillon të prisni dhe grini 2-3 cm xhenxhefil hollë duke e zierë në ujë për 20 minuta.

Kjo ndihmon në transferimin e të gjitha vlerave në çaj. Më pas shtoni dy lugë gjelle me lëng limoni dhe mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe zbutur shpërthimin pikant të xhenxhefilit.

Siç thamë, lëngun mund ta pini edhe të ngrohtë ose të ftohtë. Ndikimi do të jetë i njëjtë.

Çaji i malit me xhenxhefil dhe limon është mjaft freskues por edhe me vlera mjekësore.

Studimet më të fundit, të cilave i referohet AgroWeb.org tregojnë se ky lëng ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit, duke shmangur kështu shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjeve në tru.

Nëse ndiheni të tensionuar ose të lodhur, ky çaj është një kurë natyrale kundër stresit.

Aroma e fortë, shija freskuese dhe shpërthyese, si edhe efektet qetësuese do të shplodhin edhe trupin edhe mendjen.

Provojeni dhe do të ndiheni të shëndetshëm dhe energjikë./AgroWeb.org

The post Çaj i Ftohtë Mali për të Freskuar Trupin dhe Mendjen appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.