“Toyota” i pret rrugën mjetit me targa gjermane ku udhëtonin 4 familjarë! Përfundojnë në kanal dhe…

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje në fshatin Moravë. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi një makinë tip Toyota i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi. Siç shihet në pamje, automjeti ku udhëtonte shtetasi Ëngjëll Berber, së bashku me bashkëshorten dhe dy fēmijët 14 dhe 9 […]

Korrik 11, 2024 - 12:25
 0
“Toyota” i pret rrugën mjetit me targa gjermane ku udhëtonin 4 familjarë! Përfundojnë në kanal dhe…

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje në fshatin Moravë.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi një makinë tip Toyota i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi.

Siç shihet në pamje, automjeti ku udhëtonte shtetasi Ëngjëll Berber, së bashku me bashkëshorten dhe dy fēmijët 14 dhe 9 vjeç, ka përfunduar në kanal.

Ata janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi Brahim Agalliu, nështë shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që konfirmohet se nuk nga testi Drager, nuk ka rezultuar me prezencë alkooli.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.