Francë, zjarr në katedralen e qytetit Rouen, panik tek qytetarët

Një zjarr ka shpërthyer në majën e katedrales në qytetin francez të Rouen, sipas pamjeve të transmetuara nga mediat vendase. Katedralja është veçanërisht e

Korrik 11, 2024 - 13:40
 0
Francë, zjarr në katedralen e qytetit Rouen, panik tek qytetarët

Një zjarr ka shpërthyer në majën e katedrales në qytetin francez të Rouen, sipas pamjeve të transmetuara nga mediat vendase.

Katedralja është veçanërisht e famshme për veprat e piktorit impresionist francez Claude Monet.

Imazhet e transmetuara nga BFM tregojnë një “re” tymi që ngrihet mbi katedralen gotike dhe njerëzit në rrugë duke parë të tmerruar. Skena i përngjan asaj që shkatërroi në Katedralen Notre Dame në 2019.

Një zyrtar lokal tha se tempulli është evakuuar dhe shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje.

Për më tepër, autoritetet zjarrfikëse po luftojnë aktualisht për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa punëtorët që ndodheshin brenda tempullit kur shpërtheu zjarri janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.