Humbja e Holandës, Van Dijk i acaruar: Arbitrat të mbajnë përgjegjësi

Kapiteni i Holandës Virxhil Van Dijk tha se edhe arbitrave duhet t’u kërkohet llogari kur bëhet fjalë për vendime që ngjallin debate. Sipas mbrojtësit, penalltia e dhënë nga VAR duhet pranuar dhe ekipi duhet të shkojë përpara. “Disa vendime, si përshembull kur unë mora kartonin e verdhë, ishte  i panevojshëm, por disa vendime nuk shkuan […]

Korrik 11, 2024 - 14:05
 0
Humbja e Holandës, Van Dijk i acaruar: Arbitrat të mbajnë përgjegjësi

Kapiteni i Holandës Virxhil Van Dijk tha se edhe arbitrave duhet t’u kërkohet llogari kur bëhet fjalë për vendime që ngjallin debate. Sipas mbrojtësit, penalltia e dhënë nga VAR duhet pranuar dhe ekipi duhet të shkojë përpara.

“Disa vendime, si përshembull kur unë mora kartonin e verdhë, ishte  i panevojshëm, por disa vendime nuk shkuan siç ne donim e nuk dua t’ia hedh fajin kësaj për humbjen e takimit. Sigurisht pati impakt te loja disa herë e është e dukshme që çdokush po përpiqet të ndihmojë arbitrat në ditët e sotme. Por ata në disa raste duhet që të japin llogari!”

Kapiteni i tulipanëve nuk preferoi të komentonte më shumë për gjyqtarin, pavarësisht debatit për arbitrimin. Ai kujtoi se Feliks Zvajer gjykoi edhe sfidën kunder Rumanisë në Europian, ku bëri një punë të mirë.

“Tani ju doni që të më hapni mua probleme? Ju takon juve për të diskutuar për gjykimin e tij!”

Holanda ka humbur 4 gjysmëfinale që pas fitimit të titullit në Euro 1988. Për “tulipanët” nis nje periudhë pushimi, për të rinisur më pas përgatitjet për sezonin e ri.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.