Rindërtimi pas tërmetit, MIE: Kanë përfunduar 4500 apartamente, mbeten në proces edhe 125 pallate!

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë për herë të parë numrin total të njësive individuale të përfunduara në gjithë vendin në kuadër të programin për rindërtimin pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019. “Në territorin administrativ të bashkive të prekura nga tërmeti janë rindërtuar në total rreth 2250 banesa individuale nga njësitë zbatuese, Fondi […]

Korrik 11, 2024 - 14:40
 0
Rindërtimi pas tërmetit, MIE: Kanë përfunduar 4500 apartamente, mbeten në proces edhe 125 pallate!

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë për herë të parë numrin total të njësive individuale të përfunduara në gjithë vendin në kuadër të programin për rindërtimin pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.

“Në territorin administrativ të bashkive të prekura nga tërmeti janë rindërtuar në total rreth 2250 banesa individuale nga njësitë zbatuese, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore. Vazhdojnë punimet për përfundimin e banesave individuale që janë në proces rindërtimi.

Kanë përfunduar punimet për rindërtimin e rreth 4500 apartamenteve nga njësitë zbatuese, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe nga donatorë të ndryshëm. Janë në proces rindërtimi dhe në pritje për tu përfunduar rreth 125 ndërtesa me njësi banimi (pallat)” thuhet në dokumentin e MIE.

Shpenzimet faktike për procesin e rindërtimit deri në fund të dhjetorit 2023 ishin 92 miliardë lekë apo rreth 885 milionë euro. Këto shpenzime përfshijnë financimin e programit në 11 bashki të prekura në vend nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.