Conference League, Tirana luan me Torpedon, Partizani pret maltezët e Marsaxlokk

Në mbrëmje do të luajnë dhe ekipet e tjera shqiptare në arenën europiane. Sot radhën e ka Tirana që do të luajë në transfertë me Torpedon në orën 19:00. Bardheblutë janë gati për ndeshjen e parë në Gjeorgji ndërsa mungesa e vetme do të jetë  mbrojtësi Ismaili, i cili nuk u lejua të hynte në […]

Korrik 11, 2024 - 14:55
 0
Conference League, Tirana luan me Torpedon, Partizani pret maltezët e Marsaxlokk

Në mbrëmje do të luajnë dhe ekipet e tjera shqiptare në arenën europiane. Sot radhën e ka Tirana që do të luajë në transfertë me Torpedon në orën 19:00.

Bardheblutë janë gati për ndeshjen e parë në Gjeorgji ndërsa mungesa e vetme do të jetë  mbrojtësi Ismaili, i cili nuk u lejua të hynte në territorin gjeorgjian për shkak se këta të fundit nuk e njohin Kosovën si shtet.

Pjesa tjetër e skuadrës, është gati dhe  në dispozicion për trajnerin Shkëmbi. Ndërkaq një orë më vonë, Partizani përballet me Marsaslok. Ekipi i kuq pret në stadiumin e Elbasanit, skuadrën malteze.

I vetmi në dyshim është Taipi, i cili kishte ndjerë shqetësime  në kofshë dhe nuk dihet nëse do ta nis takimin që nga minuta e parë. Sfida Partizani-Marsaslok do të luhet në orën 20:00

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.