Ndarja nga jeta e kryeredaktorit të “Gazeta Panorama”, deputetja Flutura Açka: Ka lënë shenjë në median e shkrua

Deputetja Flutura Açka ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Aristir Lumezit, kryeredaktorit të “Gazeta Panorama”, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik shprehet se gazetari i njohur Aristir Lumezi ka lënë shenjë në media e shkruar. “Aristir Lumezi ️ Padyshim […]

Korrik 11, 2024 - 15:20
 0
Ndarja nga jeta e kryeredaktorit të “Gazeta Panorama”, deputetja Flutura Açka: Ka lënë shenjë në median e shkrua

Deputetja Flutura Açka ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Aristir Lumezit, kryeredaktorit të “Gazeta Panorama”, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik shprehet se gazetari i njohur Aristir Lumezi ka lënë shenjë në media e shkruar.

“Aristir Lumezi ️ Padyshim në radhën e gazetarëve shqiptsrë që kanë lënë shenjê në median e shkruar, është edhe gazetari i njohur Aristir Lumezi. i cili u nda nga jeta para kohe.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik i përcjell ngushëllime të thella familjes, të afërmve, kolegëve të Focus Grup dhe Panorama, miqve, të njohurve dhe ndjekësve të shkrimeve dhe opinioneve të tij.

U prehtënë paqe dhe u kujtoftê gjithmonê me dashuri! ️”, shkruan Flutura Açka.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.