Zbutet masa për biznesmenin, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për Gazmend Haxhian 

Gjykata e Posaçme i zbuti masën e sigurisë biznesmenit Gazmend Haxhia, i dyshuar si i përfshirë në dosjen e shpërdorimit të fondeve të

Korrik 11, 2024 - 15:45
 0
Zbutet masa për biznesmenin, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për Gazmend Haxhian 

Gjykata e Posaçme i zbuti masën e sigurisë biznesmenit Gazmend Haxhia, i dyshuar si i përfshirë në dosjen e shpërdorimit të fondeve të Bashkimit Europian, bashkë me ish- ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Gjyqtarja e Posaçme, Rudina Palloj, i ndryshoi Haxhiajt masën nga arrest shtëpie në detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Vetë biznesmeni refuzoi të fliste, por burimet bënë të ditur se gjyqtarja arsyetoi se nuk ka nevojë sigurimi, pasi ai iu përgjigj drejtësisë menjëherë sapo u informua, ndonëse ndodhej në Kinë.

Po ashtu, biznesmeni Haxhia ofroi edhe garanci pasurore, por kjo nuk u mor parasysh nga Gjykata e Posaçme.

Gazmend Haxhia akuzohet nga SPAK për mashtrim./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.