Thellohet skandali i vrasjes në Fier/ Nëna e autorit përballet me nusen: E fute në dhe o mashtruese, s’duhej të vdiste!

Historia e rëndë në Fier, ku Xhuliano Miho vrau bashkëjetuesin e bashkëshortes Xhimi Bakaj vijon të bëjë bujë. Teksa nëna e autorit të vrasjes kujdeset që t’ia hedhë fajin vajzës, në një lidhje telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur” ajo u përball edhe me ish nusen e saj. Teksa nëna e autorit shprehet se […]

Korrik 11, 2024 - 16:35
 0
Thellohet skandali i vrasjes në Fier/ Nëna e autorit përballet me nusen: E fute në dhe o mashtruese, s’duhej të vdiste!

Historia e rëndë në Fier, ku Xhuliano Miho vrau bashkëjetuesin e bashkëshortes Xhimi Bakaj vijon të bëjë bujë.

Teksa nëna e autorit të vrasjes kujdeset që t’ia hedhë fajin vajzës, në një lidhje telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur” ajo u përball edhe me ish nusen e saj.

Teksa nëna e autorit shprehet se ishin përpjekur që ta qetësonin situatën, por autori dhe viktima shpesh herë janë përplasur, edhe policia nuk ka marrë masat e duhura.

Ndërkohë që 27-vjeçarja, shprehet se për çdo gjë që thuhet ajo ka fakte dhe regjistrime kundër autorit, sepse ky i fundit i ka shantazhuar, kërcënuar dhe paralajmëruar për ngjarjen.

Pjesë nga intervista:

Nëna e autorit të ngjarjes, Xhuljano Miho: Xhimin e mori në qafë ajo vajzë, jo djali im. Ajo i përdori të dy djemtë, unë i them ngushëllime familjes dhe i kërkoj falje, por fajin e kishte nusja jo djali im e viktima.

27-vjeçarja: Unë dua të them që çdo gjë e kam me regjistrim, zonja po të ishte aq nënë e mirë u fliste tamam si djem por ajo ka folur pisët, ajo ka folur me Xhimin

Nëna e autorit: I ndjeri shnate në telefon, ndërsa unë kam thënë një fjalë banale për nusen, i thash mos u merr me atë. Ai shkruante sms e shante, ne kërkuam ndihmë të takojmë familjarët e tij por ata nuk erdhën.

27-vjeçarja: Unë i kam kërkuar ndihmë, ajo më tha kokat të hanë, mua nuk më intereson fare

Nëna e autorit: Mashtruse

27-vjeçarja: Po po unë e kam telefonuar dhe i kam thënë të më ndihmonte, unë dua që psikologia ti marrë në pyetje, sepse unë nuk e lë këtë ngjarje, e vërteta do të dalë dhe ai duhet të kalbet në burg.

Nëna e autorit: Ai nuk e donte më nusen, ai donte fëmijët, por për sharjet e kërcënimet ai ka qenë me nerva, unë nuk doja që Xhimi të futej në burg as djali im.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.