Trump do të takohet me kryeministrin Orban në Florida pas samitit të NATO-s

Ish-presidenti Donald Trump dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán do të takohen të enjten pas samitit të NATO-s në Uashington, vetëm një javë

Korrik 11, 2024 - 17:25
 0
Trump do të takohet me kryeministrin Orban në Florida pas samitit të NATO-s

Ish-presidenti Donald Trump dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán do të takohen të enjten pas samitit të NATO-s në Uashington, vetëm një javë pasi Orbán u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, raporton Politico.

Takimi do të zhvillohet në klubin privat të ish-presidentit në Mar-a-lago në Palm Beach, Florida.

Trump dhe Orbán kanë mbajtur një marrëdhënie të ngushtë për vite me rradhë pasi kryeministri hungarez ka qenë një lider i huaj i preferuar mes konservatorëve.

Orbani ndodhet në Uashington, ku mori pjesë në samitin e NATO-s këtë javë.

Në muajt e fundit, zyrtarët e jashtëm kanë kërkuar vazhdimisht takime me Trumpin dhe këshilltarët e tij kryesorë, në përpjekje për të diskutuar për politikën e tij të jashtme, nëse ai e mposht presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Sondazhet tregojnë se Trumpi ka një epërsi të gjerë kundër Bidenit.

Një këshilltar i tij, Keith Kellogg, u takua me disa zyrtarë të jashtëm të nivelit të lartë në margjinat e samitit të NATO-s, Reuters raportoi këtë javë.

Orbani u takua me Trumpin për herë të fundit në fillim të marsit. Pas atij takimi, kryeministri nacionalist i ofroi mbështetje Trumpit në garën për president./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.