EMRAT-FOTO/ Ju gjetën drogë dhe 9 mijë paund në banesë, dënohen dy shqiptarë në Angli

Dy shqiptarë janë dënuar nga gjykata britanike me nga dy vjet burg, pasi u arrestuan gjatë një operacioni antikanabis. Mediat britanike raportojnë se

Korrik 11, 2024 - 17:50
 0
EMRAT-FOTO/ Ju gjetën drogë dhe 9 mijë paund në banesë, dënohen dy shqiptarë në Angli

Dy shqiptarë janë dënuar nga gjykata britanike me nga dy vjet burg, pasi u arrestuan gjatë një operacioni antikanabis.

Mediat britanike raportojnë se gjatë një operacioni në 5 qershor në Norwich u arrestua Besmir Doçi 39-vjeç, pasi u kap me 5 doza kokainë gati për shitje dhe me 115 paund.

Ndërsa policia po ushtronte kontroll në banesën e Doçit, aty brenda u fut edhe miku i tij Armir Cenaj 24-vjeç, i cili ishte me disa qese me ushqime.

Atij iu gjet një sasi kokaine si dhe 365 paund cash.

Besmir Doçi majtas, Armir Cenaj djathtas

Oficerët e policisë më pas gjetën kokainën e cila ishte “e fshehur” në një boshllëk si dhe më shumë se 9,000 paund në një kuti këpucësh.

Besmir Doçi pranoi para gjykatës se kokaina që kishte me vete e kishte për qëllim shitjeje.

Duke i burgosur të dy shtetasit shqiptarë për dy vjet secili, gjyqtari Anthony Bate tha se ata ishin të përfshirë në furnizimin “klandestin” të drogës së klasit A.

Rob Pollington, avokati i Doçit, tha se klientit të tij i vinte “shumë keq” por pasi erdhi në këtë vend me premtimin e punësimit e gjeti veten në borxhe, ishte “i pastrehë, nuk kishte mbështetje dhe ishte i dëshpëruar”.

Mattheë Edwards, avokati i Cenajt, tha se si shumë të tjerë, atij i ishte “shitur diçka si një mundësi false për të ardhur në MB”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.