Zyrtare, ish-trajneri i kombëtares së Moldavisë do të drejtojë Elbasanin

Elbasani ka gjetur trajnerin e ri pasi shkarkoi Nevil Deden. Verdheblutë do të drejtohet këtë sezon në Superiore italiani Roberto Bordin. 59-vjeçari ka një karrierë të gjatë si trajner, ku ka drejtuar edhe ekipi me emër, ku në krye qëndron kombëtarja e Moldavisë. Ndërkohë, Bordin ka drejtuar edhe klube si Sheriff Tiraspol në Moldavi e […]

Korrik 11, 2024 - 17:50
 0
Zyrtare, ish-trajneri i kombëtares së Moldavisë do të drejtojë Elbasanin

Elbasani ka gjetur trajnerin e ri pasi shkarkoi Nevil Deden. Verdheblutë do të drejtohet këtë sezon në Superiore italiani Roberto Bordin.

59-vjeçari ka një karrierë të gjatë si trajner, ku ka drejtuar edhe ekipi me emër, ku në krye qëndron kombëtarja e Moldavisë. Ndërkohë, Bordin ka drejtuar edhe klube si Sheriff Tiraspol në Moldavi e Neftçi Baku në Azerbajxhan. Sezonin e fundit, ai ishte trajner i Triestina-s në ligën e tretë italiane.

“Roberto Bordin zbarkon në Elbasan si trajneri i ri i ekipit tonë. 59-vjeçari italian vjen pas një sezoni pozitiv me U.S. Triestina Calcio në Itali. Bordin është ulur në stolin e trajnerit për ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftchi Baku dhe ka drejtuar Kombëtaren Moldave për 1 sezon. Ai ka një eksperiencë si zv.trajner tek Hellas Verona, Sassuolo, Bologna, Siena, Padova dhe CFR Cluj”, njofton Elbasani në rrjetet sociale.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.