Trafikonin njerëz me jahte nga Europa në Angli, FBI-ja britanike arreston shqiptarët

Një grup shqiptarësh kanë përfunduar në pranga në Angli, të akuzuar se trafikonin njerëz me anije nga Eurpa për në Britani ilegalisht. Sipas medias vendase, Agjencia Kombëtare e Krimit angleze ka punuar me partnerë të ndryshëm për të shkatërruar grupin e krimit të organizuar me bazë në Shqipëri. Ata janë hetuar nga NCA për një […]

Korrik 11, 2024 - 19:10
 0
Trafikonin njerëz me jahte nga Europa në Angli, FBI-ja britanike arreston shqiptarët

Një grup shqiptarësh kanë përfunduar në pranga në Angli, të akuzuar se trafikonin njerëz me anije nga Eurpa për në Britani ilegalisht.

Sipas medias vendase, Agjencia Kombëtare e Krimit angleze ka punuar me partnerë të ndryshëm për të shkatërruar grupin e krimit të organizuar me bazë në Shqipëri.

Ata janë hetuar nga NCA për një periudhë rreth një viti, ku rezultoi se përdornin anije që vizitonin portet më të vogla rreth bregut të Mbretërisë së Bashkuar më afër Evropës, duke shtuar kontrolle kur mbërrinin.

Operacioni i parë i tillë u zhvillua në gusht 2023, kur pesë shtetas shqiptarë u arrestuan për shkelje emigracioni në portin Goole, ndërsa tjetri u realizua më 19 qershor 2024, duke synuar të njëjtën anije mallrash, në të njëjtin port.

Këtë herë tre persona u arrestuan, një shtetas egjiptian (35 vjeç) që ishte kapiteni i anijes dhe shoku i tij shqiptar i ekuipazhit (40 vjeç). Të dy u arrestuan me dyshimin për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe më vonë u liruan me kusht, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Të gjithë të pranishmëve në anije iu refuzua hyrja në Britani. Një shtetas tjetër shqiptar (31 vjeç ) i cili ishte në bord, por nuk ishte anëtar i ekuipazhit, u arrestua për shkelje të emigracionit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.