Katër vende evropiane do të bashkëpunojnë për të zhvilluar raketa me rreze veprimi prej më shumë se 500 km

Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia nënshkruan sot një marrëveshje për të zhvilluar raketa me një rreze veprimi prej më shumë se 500 kilometrash

Korrik 11, 2024 - 19:35
 0
Katër vende evropiane do të bashkëpunojnë për të zhvilluar raketa me rreze veprimi prej më shumë se 500 km

Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia nënshkruan sot një marrëveshje për të zhvilluar raketa me një rreze veprimi prej më shumë se 500 kilometrash për të mbushur boshllëkun në arsenalin e Evropës që ata thonë se u ekspozua nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Duke folur në margjinat e samitit të NATO-s në Uashington pas ceremonisë së nënshkrimit, ministri francez i mbrojtjes Sebastien Lecourny tha se raketa e re kishte për qëllim parandalimin. Ai la të kuptohet gjithashtu se edhe Britania mund t’i bashkohet grupit të vendeve partnere.

Drafti i parë i armës mund të jetë gati deri në fund të vitit, por specifikimet e sakta të saj, si rrezja, do të detajohen më vonë.

Dje, SHBA dhe Gjermania njoftuan se do të fillojnë vendosjen e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në tokën gjermane në vitin 2026.

Ndër të tjera do të zhvillohen raketa SM-6, Tomahawk dhe armë të reja hipersonike./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.