“Jemi të përgatitur për çdo sulm”, Konjufca: Populli të mos ketë frikë, duam të zgjojmë ndërkombëtarët

Paralajmërimet për grupet terroriste në Serbi dhe rrezikun që ato të destabilizojnë Kosovën nuk kanë pasur për qëllim frikësimin e qytetarëve, por për të shtyrë bashkësinë ndërkombëtare të ndëshkojë Serbinë. Kështu i është përgjigjur kryeparlamentari Konjufca kritikave të ditëve të fundit, nga opozita e analistë në vend, lidhur me alarmin e ngritur për sulme të […]

Korrik 11, 2024 - 20:05
 0
“Jemi të përgatitur për çdo sulm”, Konjufca: Populli të mos ketë frikë, duam të zgjojmë ndërkombëtarët

Paralajmërimet për grupet terroriste në Serbi dhe rrezikun që ato të destabilizojnë Kosovën nuk kanë pasur për qëllim frikësimin e qytetarëve, por për të shtyrë bashkësinë ndërkombëtare të ndëshkojë Serbinë.

Kështu i është përgjigjur kryeparlamentari Konjufca kritikave të ditëve të fundit, nga opozita e analistë në vend, lidhur me alarmin e ngritur për sulme të mundshme nga Serbia.

Ai tha për mediat se informacionet ia kanë dhënë institucionet e sigurisë, por se qytetarët nuk duhet të kenë frikë pasi Kosova është e përgatitur për çdo sfidë: “E di e gjithë shoqëria jonë, e di e gjithë bashkësia ndërkombëtare që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, nga këto pretendime ajo nuk ka hequr dorë kurrë. Në të njëjtën kohë, Kosova kurrë nuk ka qenë më e përgatitur për t’iu përgjigjur çfarëdo sfide të sigurisë, kështu që populli i Kosovës duhet me qenë i sigurt, askush nuk i thotë këto deklarata për të frikësuar, e as për të shkaktuar ndonjë panik. Populli i Kosovës është shumë i qetë, populli i Kosovës beson në shtet, populli i Kosovës dhe shoqëria jonë besojnë në institucionet tona efektive për t’iu kundërvënë çfarëdo tendence të Serbisë për të destabilizuar Kosovën, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë”.

E megjithatë, Konjufca shtoi se nuk mund të gënjejnë mbi faktin se ka grupe që synojnë destabilizimin e Kosovës. Sipas tij, ato ekzistojnë dhe janë të strehuara në Serbi: “Sa i përket brenda Kosovës, situata kurrë nuk ka qenë më në kontroll. Grupe nga brenda Kosovës të cilat munden me destabilizuar Kosovën kurrë nuk kanë qenë më të dobëta dhe janë në shpartallim e sipër. Prej Serbisë atje ku ushtrojnë ata, ku marrin armët ku gjejnë strehim ato janë të konfirmuara edhe prej institucioneve tona të sigurisë. E institucionet tona të sigurisë na i bartin neve krerëve të shtetit dhe na tregojnë që ato grupe ekzistojnë. Ku ekzistojnë, ku trajnohen dhe cili është qëllimi i tyre”.

Konjufca vlerësoi deklaratën e Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, se Kosova ka të drejtën të mbrojë veten nga sulmet e Serbisë, duke thënë se ai kishte shprehur mirëkuptim ndaj punës së institucioneve demokratike të Kosovës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.