Protesta e opozitës, policia gjen qeset me gurë të fshehura afër Kryeministrisë, dyshohet se plani ishte të…

Janë mbledhur protestuesit e opozitës para Kryeministrisë për protestën e fundit, para se të fillojnë pushimet. Ndërkohë, policia ka gjetur të paktën pesë qese me gurë, të fshehura afër lulishteve te Kryeministria. Mendohet se me këta gurë, protestuesit do të godisnin godinën, madje mund të lëndonin dhe forcat e rendit. Protestuesit pritet të kërkojnë lirimin […]

Korrik 11, 2024 - 20:25
 0
Protesta e opozitës, policia gjen qeset me gurë të fshehura afër Kryeministrisë, dyshohet se plani ishte të…

Janë mbledhur protestuesit e opozitës para Kryeministrisë për protestën e fundit, para se të fillojnë pushimet.

Ndërkohë, policia ka gjetur të paktën pesë qese me gurë, të fshehura afër lulishteve te Kryeministria. Mendohet se me këta gurë, protestuesit do të godisnin godinën, madje mund të lëndonin dhe forcat e rendit.

Protestuesit pritet të kërkojnë lirimin e Berishës, që ndodhet prej gati 7 muajsh në izolim si dhe një qeveri teknike, pasi demokratët nuk duan Ramën të qeverisë gjatë zgjedhjeve.

Ndërsa, disa rrugë në Tiranë janë bllokuar për të mundësuar protestën e mbështetësve të Berishës, gjithashtu 1000 policë janë në gatishmëri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.