Një gomar shkakton aksident në Fier-Lushnjë, përplasen 4 makina

Nje aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë. Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 automjete, të cilat lëviznin me drejtimin

Korrik 11, 2024 - 22:55
 0
Një gomar shkakton aksident në Fier-Lushnjë, përplasen 4 makina

Nje aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 automjete, të cilat lëviznin me drejtimin Lushnjë-Fier, ndërsa shkak për ngjarjen është bërë një gomar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e këtij aksidenti.

Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa ka dëme të konsiderueshme materiale./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.