Mitsotakis paralajmëron Shkupin: Ndaloni retorikën provokuese, ndryshe do përdorim “armët” tona

Greqia do të përdorë “armët e fshehura” nëse Shkupi vazhdon retorikën e tij provokuese apo mbështet rifillimin e bisedimeve për çështjen e Qipros.

Korrik 12, 2024 - 09:50
 0
Mitsotakis paralajmëron Shkupin: Ndaloni retorikën provokuese, ndryshe do përdorim “armët” tona

Greqia do të përdorë “armët e fshehura” nëse Shkupi vazhdon retorikën e tij provokuese apo mbështet rifillimin e bisedimeve për çështjen e Qipros.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pas pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s.

Kryeministri grek shfrytëzoi këtë samit për t’i dërguar një mesazh të qartë lidershipit të ri të Shkupit se letra e Marrëveshjes së Prespës duhet të respektohet për emrin e vendit, ndërsa zhvillimet ditët e fundit rreth çështjes së Qipros i japin një vrull të ri përpjekjeve për rifillimin e dialogut.

“Greqia nuk do të zbulojë armët që ka në dispozicion për t’iu përgjigjur një këmbënguljeje të mundshme të Shkupit në këtë taktikë. Ne mbështesim rifillimin e bisedimeve bazuar në vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 20/7”, deklaroi kryeministri grek.

Po ashtu, Mitsotakis theksoi se aftësitë e Forcave të Armatosura trë Greqisë janë shumë herë më të mira se në vitin 2019./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.