Tre burra në Tiranë rrahin gratë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për dhunë në familje. Sipas njoftimit të uniformave blu, të tre burrat akuzohen

Korrik 12, 2024 - 10:55
 0
Tre burra në Tiranë rrahin gratë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për dhunë në familje. Sipas njoftimit të uniformave blu, të tre burrat akuzohen se kanë dhunuar bashkëshortet.

“Në pranga ra shtetasi D. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit L. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin G. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.