U fut me makinë në mes të plazhit e rrezikoi jetën e pushuesve, gjobitet me 600 mijë lekë 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është gjobitur me 600 mijë lekë të vjetra nga policia, pasi u fut me automjet në breg të detit duke rrezikuar

Korrik 12, 2024 - 10:55
 0
U fut me makinë në mes të plazhit e rrezikoi jetën e pushuesve, gjobitet me 600 mijë lekë 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është gjobitur me 600 mijë lekë të vjetra nga policia, pasi u fut me automjet në breg të detit duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Policia në një njoftim për mediat, bën me dije se i riu ka qenë në zonën e plazhit të Kune-Vain në Lezhë.

U fut me automjet në breg të detit dhe qarkulloi mes pushuesve, duke iu rrezikuar jetën, Policia identifikoi drejtuesin dhe e ndëshkoi me masë administrative 60 000 lekë.

Si rezultat, u identifikua dhe shoqërua në komisariat, së bashku me automjetin me të cilin shfaqet në video, shtetasi E. P., 25 vjeç, banues në Kurbin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, për shkelje të neneve 7/12, 99/11, 173/2/h dhe 196/1 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton median dhe qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive, në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit ju garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm”, njofton policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.