U fut me makinë në breg të detit mes pushuesve, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Lezhë

Një shofer është gjobitur në Lezhë, pasi qarkulloi me automjet përgjatë bregut të detit, në Kune-Vain. Policia e ka identifikuar si 25-vjeçarin E. P., banues në Kurbin, i cili është ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, për shkelje të neneve 7/12, 99/11, 173/2/h dhe 196/1 të Kodit Rrugor. Policia Rrugore e Lezhës ka kryer […]

Korrik 12, 2024 - 11:25
 0
U fut me makinë në breg të detit mes pushuesve, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Lezhë

Një shofer është gjobitur në Lezhë, pasi qarkulloi me automjet përgjatë bregut të detit, në Kune-Vain.

Policia e ka identifikuar si 25-vjeçarin E. P., banues në Kurbin, i cili është ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, për shkelje të neneve 7/12, 99/11, 173/2/h dhe 196/1 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Lezhës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore këtë shtetas.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton median dhe qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive, në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit ju garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.