Mbi 86 mijë familje me panele diellore, reduktohet deri në 40% fatura e energjisë elektrike

Rënia e çmimeve, por edhe programet subvencionuese të aplikuara nga Qeveria, thonë ekspertët kanë nxitur familjet shqiptare në instalimin e paneleve diellore që shërbejnë për ngrohjen e ujit apo prodhimin e energjisë elektrike. Rezultatet e Censit, publikuar në fund të muajit qershor, treguan se janë 11.4 për qind e familjeve zotërojnë panele diellore ose rreth […]

Korrik 12, 2024 - 12:15
 0
Mbi 86 mijë familje me panele diellore, reduktohet deri në 40% fatura e energjisë elektrike

Rënia e çmimeve, por edhe programet subvencionuese të aplikuara nga Qeveria, thonë ekspertët kanë nxitur familjet shqiptare në instalimin e paneleve diellore që shërbejnë për ngrohjen e ujit apo prodhimin e energjisë elektrike.

Rezultatet e Censit, publikuar në fund të muajit qershor, treguan se janë 11.4 për qind e familjeve zotërojnë panele diellore ose rreth 86 mijë familje, nga 2.7 për qind që ishin në vitin 2011.

Sipas ekspertëve nga përdorimi i këtyre paneleve, reduktimi i faturave të konsumut të energjisë elektrike shkon deri në 40 për qind.

Ekspertët i konsiderojnë me rëndësi programet subvencionuese të ndërmarra në dy vitet e fundit, për panelet diellore për ngohjen e ujit. Ata thonë se do të ishte me rëndësi që e njejta politikë të ndërmerrej edhe për panelet fotovoltaike, të cilat kanë një kosto edhe më të lartë.

/ rtsh.al /

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.