Ushtarakja australiane dhe burri i saj akuzohen për spiunazh për Rusinë

Një ushtarake australiane dhe bashkëshorti i saj janë arrestuar pasi akuzohen për spiunazh për Rusinë. Hetuesit thonë se çifti, të dy shtetas australianë,

Korrik 12, 2024 - 12:15
 0
Ushtarakja australiane dhe burri i saj akuzohen për spiunazh për Rusinë

Një ushtarake australiane dhe bashkëshorti i saj janë arrestuar pasi akuzohen për spiunazh për Rusinë.

Hetuesit thonë se çifti, të dy shtetas australianë, morën materiale të Forcave të Mbrojtjes Australiane (ADF) për t’i ndarë me Moskën, shkruan BBC. 

Megjithatë, policia australiane thotë se “asnjë kompromis i rëndësishëm” i sekreteve ushtarake nuk është identifikuar.

Është hera e parë që ligjet më të rrepta të ndërhyrjes së huaj, të prezantuara nga Australia në 2018, janë përdorur për të ngritur akuza për spiunazh.

Kira Korolev, një ushtarake 40-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 62-vjeçar Igor Korolev dolën në Gjykatën e Brisbane të premten. Ata rrezikojnë secili burgim me 15 vite burg.

Shefi i agjencisë së spiunazhit të Australisë, Mike Burgess tha se kërcënimi i vazhdueshëm i spiunazhit është “real”.

“Shumë vende po kërkojnë të vjedhin sekretet e Australisë. Ne nuk mund të jemi naivë dhe nuk mund të jemi të vetëkënaqur.”

“Nëse jeni duke spiunuar në këtë vend, ne po ju kërkojmë”, tha ai./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.