Plagoset brenda shtëpisë 24-vjeçarja në Napoli, plumbi i shpon gjoksin, mister rrethanat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Napoli. Një 24-vjeçare, e cila ndodhej në shtëpi ka mbetur e plagosur me

Korrik 12, 2024 - 12:15
 0
Plagoset brenda shtëpisë 24-vjeçarja në Napoli, plumbi i shpon gjoksin, mister rrethanat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Napoli. Një 24-vjeçare, e cila ndodhej në shtëpi ka mbetur e plagosur me plumb në gjoks. Ngjarja ka ndodhur në Napoli, në lagjen Mercato rreth orës 23:00.

E reja, 24 vjeçe, ishte e vetëdijshme kur mbërriti në spital dhe i tha policisë: “Isha në banesën e motrës sime dhe po i stiloja flokët kur papritur ndjeva një djegie dhe dhimbje në shpatull. E kuptova që isha goditur”.

Plumbi i shpoi gjoksin dhe i shkaktoi thyerje të shpatullës, shkruajnë mediet italiane. 

E reja, Anna D. M., banuese në Volla, në provincën e Napolit, ndodhet e shtruar në spital dhe do t’i nënshtrohet një operacioni.

Nuk është e qartë nëse ka pasur të shtëna në zonën e Via Toscano apo nëse dikush ka qëlluar me dashje drejt shtëpisë në katin e parë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.