EMRAT/ Vrasja e 24-vjeçarit në Tropojë, kush është autori dhe viktima
Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një sherri të ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Rajë, Fierzë. Viktimë mbeti
Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një sherri të ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Rajë, Fierzë.
Viktimë mbeti 24-vjeçari Adrian Pepkolaj, i cili humbi jetën në spital, ndërsa autori është identifikuar si Saimir Sadiku, 40 vjeç. Ky i fundit është shpallur në kërkim.
Të plagosur kanë mbetur vëllai i viktimës, 32-vjeçari Valentin Pepkolaj dhe Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç.
Lidhur me ngjarjen, policia ka vënë në pranga 5 persona të tjerë, të cilët akuzohen se kanë përkrahur Sadikun.
Bëhet fjalë për Andrin Qehaja, 39 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
Xhevolin Macaj, 31 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
Altin Shpendi, 34 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
Anton Boçi, 29 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
Jetmir Kuraj, 34 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.
What's Your Reaction?