Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Vocaj tregon detaje nga hetimet për kapjen e agresorëve, ku janë shtrirë kërkimet

Autorët e dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi vijojnë të jenë në arrati. Ku kanë kaluar afro 2 muaj nga kjo ngjarje, kërkimet

Korrik 12, 2024 - 14:00
 0
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Vocaj tregon detaje nga hetimet për kapjen e agresorëve, ku janë shtrirë kërkimet

Autorët e dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi vijojnë të jenë në arrati.

Ku kanë kaluar afro 2 muaj nga kjo ngjarje, kërkimet janë shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë, për kapjen dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Këtë gjë e bëri të ditur drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për shpyp, kur u pyet nga gazetarët.

Ne siç kemi njoftuar, Policia e Tiranës për ngjarjen e mëngjesit ka kryer veprime të shpejta hetimore dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve kryesore. Vazhdojnë kërkimet për kapjen e personave të tjerë, kërkimet tona kanë qenë në Tiranë, kërkimet janë shtrirë në gjithë Shqipërinë dhe shpresojmë se do kemi rezultate konkrete të shpejta që të çojnë në arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë edhe të këtyre individëve”, tha Vocaj për gazetarët./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.