“Tempulli 3”, shpërndanin drogë në zonë të ndryshme të Tiranë në ambientet e shkollave, arrestohen 19 persona, 5 në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona dhe 5 të tjerë janë shapllur në kërkim, si rezultat i operacionit “Tempulli 3”. Në një

Korrik 12, 2024 - 14:00
 0
“Tempulli 3”, shpërndanin drogë në zonë të ndryshme të Tiranë në ambientet e shkollave, arrestohen 19 persona, 5 në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona dhe 5 të tjerë janë shapllur në kërkim, si rezultat i operacionit “Tempulli 3”.

Në një dalje për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bëri me dije personat e arrestuar shpërndanin drogra të ndryshme në afërsi të shkollave dhe zona të tjera në Tiranë që frekuentohen nga të rinjtë.

Nga ky operacion,  janë sekuestruar 1.2 kg kokainë, qindra doza heroinë dhe kanabis, 5 automjete, 12 celularë, shuma parash që u përfituan nga shitja e lëndës narkotike

“Në vijim të operacioneve të një pas njëshme në fushën e narkotikëve dhe të 2 megave operacioneve mbarëndërkombëtrare, ka referuar materialet në prokurori. Gjatë një hetimi 3 muajor nga specialistët u siguruan prova për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 24 shtetasve. U finalizua faza e dytë e këtij operacioni dhe u vendos arrest me burg të dhënë nga gjykata për 19 persona, dhe vazhdon kërkimi për 5 personat e tjerë.

Arrest me burg për Armando Xheladinin i cili u arrestua në maj për vrasje me dashje në greqi të kryer në vitin 2008.

1.2 kg kokainë, qindra doza heroinë dhe kanabis, 5 automjete, 12 celularë, shuma parash që u përfituan nga shitja e lëndës narkotike”, tha Tonin Vocaj./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.