EMRI/ Tentoi të kryente vrasje në Berat një vit më parë, ekstradohet nga Kosova 56-vjeçari

Është ekstraduar nga Kosova, shtetasi kosovar Hamit Berisha, i cili në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, në maj të vitit 2023, tentoi të kryente vrasje në qytetin e Beratit. Hamit Berisha së bashku me shtetasit (ende në kërkim) Ermal Gora, 43-vjeç,nga Tirana dhe të Arli Shehu, 30-vjeç,banues në Korçë (i arrestuar), kishin planifikuar kryerjen […]

Korrik 12, 2024 - 15:45
 0
EMRI/ Tentoi të kryente vrasje në Berat një vit më parë, ekstradohet nga Kosova 56-vjeçari

Është ekstraduar nga Kosova, shtetasi kosovar Hamit Berisha, i cili në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, në maj të vitit 2023, tentoi të kryente vrasje në qytetin e Beratit.

Hamit Berisha së bashku me shtetasit (ende në kërkim) Ermal Gora, 43-vjeç,nga Tirana dhe të Arli Shehu, 30-vjeç,banues në Korçë (i arrestuar), kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë, ata fshehën automjetin në fshatin Moravë.

Brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohë që tre autorët duke përfituar nga errësira ishin larguan drejt zonave të pyllëzuara pasi kuptuan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit, të koduar asokohe “Objektivi”.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Ekstradohet nga Kosova, një shtetas kosovar, i cili në bashkëpunim me 3 të tjerë, në maj të vitit 2023, tentoi të kryente një vrasje në qytetin e Beratit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë, u finalizua ekstradimi nga Kosova në Shqipëri, i shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të kapur në Kosovë, H. B., 56 vjeç.

Ai kërkohej për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të vrasë 1 shtetas.

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.