EMRAT/ Fshihte drogën në banesën e kunatës, arrestohen dy shqiptarë në Greqi, heroina fshihej në…

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga e policisë greke pasi janë kapur me mbi 9 kg heroinë në Selanik. Policia greke kishte siguruar informacion se shtetasi Erion Kasemi alias Gerald Kasemi 36 vjeç nga Kuçova, mbante dhe magazinonte sasi heroine në banesën e kunatës së tij, shtetases Besjana Mile 24 vjeç, në Selanik. Ditën […]

Korrik 12, 2024 - 15:45
 0
EMRAT/ Fshihte drogën në banesën e kunatës, arrestohen dy shqiptarë në Greqi, heroina fshihej në…

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga e policisë greke pasi janë kapur me mbi 9 kg heroinë në Selanik.

Policia greke kishte siguruar informacion se shtetasi Erion Kasemi alias Gerald Kasemi 36 vjeç nga Kuçova, mbante dhe magazinonte sasi heroine në banesën e kunatës së tij, shtetases Besjana Mile 24 vjeç, në Selanik.

Ditën e djeshme Kasemi është pikasur teksa dilte nga banesa e 24-vjecares dhe është ndaluar. Pas pak kohe, nga banesa ka dalë edhe vetë e reja, e cila gjithashtu është ndaluar nga policia. Është ushtruar kontroll në banesën e saj, ku brenda një fuçie dhe një kutie plastike janë gjetur dhe sekuestruar 18 pako me 9 kg 12 gram heroinë.

Gjatë kontrollit të banesës së Kasemit në rrugën “Monastiriou” nr.81, janë gjetur dhe sekuestruar 2 peshore elektronike dhe 2 ngjitëse për paketim.

Gjatë kontrollit personal të dy të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë. Kontrolli ka zbuluar se Erion Kasemi nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për të qëndruar në Greqi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.