Tronditet futbolli brazilian, polici qëllon portierin brenda në fushë (VIDEO)

Në ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin brazilian, ku në fundin e takimit Gremio Esportivo Anapolis-Centro Oeste, pati një përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Kjo gjë bëri ndërhyrjen e policisë për të qetësuar “gjakrat”, gjë e cila duket se nuk ndodhi. Njëri prej tyre ka goditur me armë zjarri portierin e Gremios, i […]

Korrik 12, 2024 - 15:45
 0
Tronditet futbolli brazilian, polici qëllon portierin brenda në fushë (VIDEO)

Në ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin brazilian, ku në fundin e takimit Gremio Esportivo Anapolis-Centro Oeste, pati një përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Kjo gjë bëri ndërhyrjen e policisë për të qetësuar “gjakrat”, gjë e cila duket se nuk ndodhi.

Njëri prej tyre ka goditur me armë zjarri portierin e Gremios, i cili u transportua menjëherë drejt spitalit.

klubi dënoi incidentin, i cili në një deklaratë shkruante: “Një akt të tmerrshëm, i pabesueshëm dhe kriminal nga dikush që duhet të garantojë sigurinë dhe integritetin e njerëzve”.

Mediat në Brazil bëjnë me dije se gjendja e portierit është e stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.