Lejuan muzikën pas orarit të përcaktuar, e pësojnë administratorët e 2 subjekteve në Vlorë

Administratorët e 2 subjekteve në Dhërmi dhe Ksamil janë proceduar dhe po hetohen në gjendje të lirë nga policia në Vlorë. Sipas komunikatës, policia thotë se në një beach-bar dhe në një lokal është lejuar muzika pas orarit të paracaktuar. E.P., 34 vjeç dhe S. M., 37 vjeç, janë 2 administratorët të cilët janë proceduar […]

Korrik 12, 2024 - 16:15
 0
Lejuan muzikën pas orarit të përcaktuar, e pësojnë administratorët e 2 subjekteve në Vlorë

Administratorët e 2 subjekteve në Dhërmi dhe Ksamil janë proceduar dhe po hetohen në gjendje të lirë nga policia në Vlorë.

Sipas komunikatës, policia thotë se në një beach-bar dhe në një lokal është lejuar muzika pas orarit të paracaktuar.

E.P., 34 vjeç dhe S. M., 37 vjeç, janë 2 administratorët të cilët janë proceduar penalisht për veprën penale ‘’Prishja e qetësisë publike’’.

Teksa policia thotë se vijon kontrollet dhe verifikimet për të parë nëse zbatohen apo jo oraret, tashmë tashmë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me rregullat e përcaktuara, procedohen penalisht administratorët e 2 subjekteve në Dhërmi dhe në Ksamil.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun Vlorë, për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike duke monitoruar subjektet që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje ose në kundërshtim me normat e lejuara të vendosura nga organet kompetente.

Si rezultat i kontrolleve, në Dhërmi u konstatua një subjekt (beach-bar) ku gjenerohej muzikë në tejkalim të normave të lejuara, duke prishur qetësinë publike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet muzikore.

Po si rezultat i këtyre kontrolleve, në Ksamil u konstatua një subjekt (lokal) ku gjenerohej muzikë jashtë orarit të përcaktuar, duke prishur qetësinë publike.

Për të dyja rastet u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për administratorët e subjekteve, shtetasit E. P., 34 vjeç dhe S. M., 37 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e subjekteve, që të zbatojnë oraret e përcaktuara dhe të mos prishin qetësinë publike, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.