E BUJSHME/ Pas Mitajt, Juventus kërkon edhe Armando Brojën! Dy yjet kuqezi drejt Seria A

Futbollistët e kombëtares shqiptare janë kthyer në “shënjestrën” kryesore të klubeve italiane. Pas Gjimshitit, Hysajt, Asanit, Ramadanit vëllezërve Shpendi, Çunit dhe Medon Berishës,

Korrik 12, 2024 - 17:20
 0
E BUJSHME/ Pas Mitajt, Juventus kërkon edhe Armando Brojën! Dy yjet kuqezi drejt Seria A

Futbollistët e kombëtares shqiptare janë kthyer në “shënjestrën” kryesore të klubeve italiane. Pas Gjimshitit, Hysajt, Asanit, Ramadanit vëllezërve Shpendi, Çunit dhe Medon Berishës, edhe shumë lojtarë të tjerë pritet që këtë merkato verore të bëhen pjesë e Seria A.

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, ku Juventusi pas Mario Mitajt ka nisur interesimet serioze edhe për Armando Brojën.

Sulmuesi kuqezi shihet si njeriu kyç për planet e trajnerit Tiago Motta, i cili sheh te Broja njeriun që mund të zgjidhë ndeshjet.

Me polakun Milik drejt largimit te Besiktasi, hapësirat që krijohen te Juventusi në sulm i japin shumë përparësi afrimit të Brojës në merkaton verore.

“Ai është një sulmues i talentuar, fizik dhe me këmbë të mësuara për lojë, ndaj është i dobishëm për lojën dhe filozofinë e Mottas. Kushtet ende nuk janë për një kalim konkret, megjithëse ka pasur kontakte mes palëve për këtë çështje”, shkruan mes të tjerash Tuttosport.

Ndërkohë që Juventus vijon të jetë në bisedime me Lokomotivën e Moskës për Mario Mitajn, por aty do të duhet të futet në një garë të fortë sërish me Besiktasin, të cilët janë të gatshëm të derdhin miliona euro te klubi rus për sallaksin shqiptar.

/Vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.