Finlanda miraton ligjin për bllokimin e emigrantëve nga Rusia

Parlamenti i Finlandës ka miratuar një ligj të premten, i cili u jep pushtet rojeve kufitare t’i kthejnë mbrapsht emigrantët e vendeve të

Korrik 12, 2024 - 17:35
 0
Finlanda miraton ligjin për bllokimin e emigrantëve nga Rusia

Parlamenti i Finlandës ka miratuar një ligj të premten, i cili u jep pushtet rojeve kufitare t’i kthejnë mbrapsht emigrantët e vendeve të treta në kufirin e saj me Rusinë.

Finlanda e ka akuzuar Rusinë se po i armatos emigrantët duke i nxitur shumë prej tyre nga vende si, Siria dhe Somalia, ta kalojnë kufirin. Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat.

Helsinki beson se Moska po e bën një gjë të tillë si shenjë hakmarrjeje për anëtarësimin e Finlandës në NATO, e cila e mbështet Ukrainën kundër pushtimit rus.

Qeveria e krahut të djathtë e kryeministrit, Petteri Orpo, tha se projektligji ishte vendimtar për ta parandaluar mbërritjen e emigrantëve në të ardhmen, pavarësisht se ai është në kundërshtim me përkushtimet ndërkombëtare të Finlandës për të drejtat e njeriut.

“Ky është mesazh i fuqishëm për Rusinë, mesazh i fuqishëm për aleatët tanë, se Finlanda kujdeset për sigurinë e vet, se ne kujdesemi për sigurinë e kufirit të BE-së”, tha Orpo në një konferencë pas votimit.

Asnjë azilkërkues nuk ka mbërritur në Finlanda prej marsit. Finlanda i mbylli kufijtë tokësorë me Rusinë në fund të vitit të kaluar.

Veprimi i Finlandës është i ngjashëm me hapat që në vitet e fundit i kanë ndërmarrë vende të tjera evropiane, përfshirë Poloninë dhe Lituaninë, për ta bërë më të vështirë për emigrantët ta kalojnë kufirin nga Rusia apo nga aleatja e saj, Bjellorusia./REL

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.