Operacion kundër shpërndarësve të drogës në Itali, mes 5 të arrestuarve edhe një shqiptar, sekuestrohen mbi 30 mijë euro

Janë arrestuar 5 persona nga policia dhe janë sekuestruar mbi 100 kilogramë hashash në Romë. Pesë personat janë arrestuar pasi dyshoheshin për shpërndarje

Korrik 12, 2024 - 17:45
 0
Operacion kundër shpërndarësve të drogës në Itali, mes 5 të arrestuarve edhe një shqiptar, sekuestrohen mbi 30 mijë euro

Janë arrestuar 5 persona nga policia dhe janë sekuestruar mbi 100 kilogramë hashash në Romë. Pesë personat janë arrestuar pasi dyshoheshin për shpërndarje droge.

Mes të arrestuarve ishte dhe një shqiptarë 28-vjeç.

Mediat italiane raportojnë se në banesën e shqiptarit u gjetën të fshehura në dhomën e gjumit rreth 979 blloqe hashash me peshë rreth 72 kg në total, 13 cigare elektronike, në rezervuarin e të cilave kishte lëng me efekt narkotik, materiale të ndryshme paketimi droge dhe rreth 30.000 euro cash.

Policia, në via Giorgio Pelasca, kreu një kontroll në një makinë duke gjetur dy çanta në sediljen e pasme me blloqe të shumta hashashi me peshë rreth 22 kg Brenda, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e drejtueses së mjetit u gjetën të fshehura në frigoriferin e kuzhinës 6 kg hashash dhe 3 gramë kokainë. Ndërkohë, bëhet me dije se një 44-vjeçare italiane është arrestuar nga policia.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.