Në kërkim të finales në EURO 2024/Foden: Ndeshja me Spanjën mund të na ndryshojë jetën

Spanjë-Angli është një finale speciale, një ndeshje që premton spektakël, një finale që po e pret me padurim edhe Phil Foden: “Gjeja më e rëndësishme ishte fitorja, por ndjej që ndeshja kundër Holandës ishte mbase ndeshja ime më e mirë me fanellën e Anglisë. Jam shumë i lumtur. Finalja kundër Spanjës? Do të thotë shumë. […]

Korrik 12, 2024 - 18:55
 0
Në kërkim të finales në EURO 2024/Foden: Ndeshja me Spanjën mund të na ndryshojë jetën

Spanjë-Angli është një finale speciale, një ndeshje që premton spektakël, një finale që po e pret me padurim edhe Phil Foden: “Gjeja më e rëndësishme ishte fitorja, por ndjej që ndeshja kundër Holandës ishte mbase ndeshja ime më e mirë me fanellën e Anglisë. Jam shumë i lumtur.

Finalja kundër Spanjës? Do të thotë shumë. Do të jetë ndeshja më e rëndësishme e karrierës, mezi po e pres këtë ndeshje. Ne besojmë shumë tek aftësitë tona, jemi të vetëdijshëm se Spanja është një skuadër fantastike, mbi të gjitha për mënyrën se si mban topin, por ne e njohim shumë mirë edhe forcën tonë. Kjo ndeshje mund të ndryshojë jetët tona”, u shpreh Foden.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.