Së shpejti nis përzgjedhja e programeve të studimit nga ish-maturantët, cilat janë dy degët epreferuara

Nëse të gjithë mendojnë për pushimet në këtë periudhë, maturantët janë me laps e letër” për llogaritjet e studimeve të larta. Tashmë kanë rezultatet e 4 provimeve të Maturës, koeficientët e shkollave të larta dhe presin plotësimin e formularit për zgjedhjen e degëve. Të hënën e 15 korrikut hapet portali U-Albania për nisjen e procedurave […]

Korrik 12, 2024 - 19:05
 0
Së shpejti nis përzgjedhja e programeve të studimit nga ish-maturantët, cilat janë dy degët epreferuara

Nëse të gjithë mendojnë për pushimet në këtë periudhë, maturantët janë me laps e letër” për llogaritjet e studimeve të larta.

Tashmë kanë rezultatet e 4 provimeve të Maturës, koeficientët e shkollave të larta dhe presin plotësimin e formularit për zgjedhjen e degëve.

Të hënën e 15 korrikut hapet portali U-Albania për nisjen e procedurave për kandidatët. Ndërsa pas dy javësh, më 30 korrik, nis përzgjedhja e programeve të studimit sipas preferencave të maturantëve. Kreu i rrjetit akademik shqiptar, Arjan Xhelaj, tregon se si do të procedohet nga universitetet që aplikojnë konkurse si në rastin e Mjekësisë së Përgjithshme, Arkitekturës, Sporteve apo Arteve deri në shpalljen e listës së fituesve.

Referuar kalendarit të publikuara nga Ministria e Arsimit më 30 gusht deri më 14 shtator do të kryhet regjistrimi i kandidatëve fitues në Institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat.

Pas këtij procesi do të ketë dy ditë kohë për çregjistrimin e kandidatëve të cilëve mund t’u jetë krijuar një mundësi më e mirë shkollimi gjatë lëvizjes së listës. Për kuotat e mbetura bosh kryhet një tjetër fazë përzgjedhjeje dhe regjistrimi që do të zgjasë tre ditë.

Referuar provimit të lëndës më zgjedhje, tregues për orientimin e maturantëve në universitete, edhe këtë vit degët më të lakmuara nga të rinjtë janë mjekësia, teknologjia e informacionit, arkitektura dhe inxhinieritë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.