Ellen DeGeneres i ndodh e papritura

Ish-prezantuesja e talk show-t të njohur me emrin e saj, përfundoi emisionin në maj 2022, pas gati 20-vitesh transmetim dhe u largua nga qendra e vëmendjes për një periudhë kohe përpara se të kthehej në stand-up komedi dy vjet më vonë. Në korrik 2024, ish-prezantuesja doli në skenë për një shfaqje stand-up prej tri netësh […]

Korrik 12, 2024 - 20:15
 0
Ellen DeGeneres i ndodh e papritura

Ish-prezantuesja e talk show-t të njohur me emrin e saj, përfundoi emisionin në maj 2022, pas gati 20-vitesh transmetim dhe u largua nga qendra e vëmendjes për një periudhë kohe përpara se të kthehej në stand-up komedi dy vjet më vonë.

Në korrik 2024, ish-prezantuesja doli në skenë për një shfaqje stand-up prej tri netësh në Santa Rosa, si pjesë e turneut të saj “Ellen’s Last Stand…Up”. Gjatë këtyre shfaqjeve, ajo e përditësoi audiencën për jetën e saj pas mbylljes së programit.

“Më lejoni t’ju kuptoj se çfarë po ndodh me mua që kur më keni parë për herë të fundit”- i tha DeGeneres publikut në Qendrën e Arteve “Luther Burbank” në Santa Rosa.

Fituesja e Emmy-t vazhdoi të diskutojë për mësimet që ka marrë që nga largimi i saj nga ekrani. Mes shakave, ajo iu referua edhe akuzave të bëra ndaj saj, pas një raporti të publikuar nga BuzzFeed News, në korrik 2020.

Ellen DeGeneres i dha lamtumirën Hollywood-it, por çfarë i

Shfaqja e fundit e DeGeneres në korrik 2024 ishte hera e fundit kur ajo foli publikisht për vitet e saj të vështira. Në prill, ajo u përball në Los Anxhelos me shumë pyetje dhe përgjigje gjatë një stand-up-i.

DeGeneres pranoi se “pati një kohë të vështirë” dhe “nuk doli jashtë” mes skandalit. “Po bëj shaka për atë që më ndodhi, por ishte shkatërruese”,- tha ajo në atë kohë. “M’u desh shumë kohë që të doja të bëja diçka përsëri”.

Së fundmi, DeGeneres diskutoi për projektet e saj të ardhshme dhe nëse synon t’i kthehet famës në të ardhmen.

Emisioni i DeGeneres nuk u trondit vetëm nga akuzat për mjedisin toksik, por kishte edhe disa dëshmi të ish-punonjësve për abuzim seksual nga producentët.

Ky skandal bëri që DeGeneres të shpallte fundin e emisionit të saj në 2021 dhe t’i kërkonte falje stafit. Episodi i fundit u transmetua në maj 2022.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.