Shembja e skelave në kantierin e ndërtimit në Zvicër ku punon shqiptarë, zbulohet origjina e tre viktimave

Tre persona u vranë, sipas një deklarate nga policia kantonale e Vaud. Ata janë punëtorë – një zviceran 43-vjeçar, një 35-vjeçar nga Cape Verde dhe një francez 30-vjeçar. Të paktën katër persona mbetën të plagosur rëndë, dy të tjerë u plagosën në masë të lehtë dhe dy u plagosën lehtë. Në total, rreth një duzinë […]

Korrik 12, 2024 - 21:50
 0
Shembja e skelave në kantierin e ndërtimit në Zvicër ku punon shqiptarë, zbulohet origjina e tre viktimave

Tre persona u vranë, sipas një deklarate nga policia kantonale e Vaud. Ata janë punëtorë – një zviceran 43-vjeçar, një 35-vjeçar nga Cape Verde dhe një francez 30-vjeçar.

Të paktën katër persona mbetën të plagosur rëndë, dy të tjerë u plagosën në masë të lehtë dhe dy u plagosën lehtë. Në total, rreth një duzinë persona u plagosën, tha një zëdhënës i policisë kantonale të Vaud në vendin e aksidentit.

Fillimisht u hodhën dyshime se mes viktimave kishte një shqiptar dhe dy portugezë.

Dy personat që u zhdukën fillimisht janë mes të vdekurve. Familjet e viktimave janë njoftuar dhe po marrin mbështetje psikologjike, shkruajnë mediat zvicerane.

“E gjithë fasada e skelave në njërën anë të ndërtesës 19-katëshe u shemb”, konfirmoi për “Blick” Romandie Jean-Christophe Sauterel, zëdhënës i policisë kantonale të Vaud.

Aksidenti ka ndodhur në kantierin e Malley Phare. Ky projekt ndërtimi synon të ngrejë me 14 kate pjesën perëndimore të qendrës tregtare Malley Lumières. Është kulla e parë prej druri në Zvicrën perëndimore me një fasadë aktive fotovoltaike.

Ndërtesa ndodhet pranë Vaudoise Arena, stadiumi i HC Lozanne, i mbyllur për publikun.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.