Megaoperacioni në Tiranë, policia jep detaje: Mes 19 personave të arrestuar edhe një shofer në Shërbimet Mbështetëse në KLSH

Policia e Tiranës ka bërë një sqarim në lidhje me megaoperacionin “Tempulli 3”, ku në pranga u vunë 19 persona, të cilët akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Mes të arrestuarve është dhe shtetasi Rezart Maqellara me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Policia sqaron se ky […]

Korrik 12, 2024 - 23:05
 0
Megaoperacioni në Tiranë, policia jep detaje: Mes 19 personave të arrestuar edhe një shofer në Shërbimet Mbështetëse në KLSH

Policia e Tiranës ka bërë një sqarim në lidhje me megaoperacionin “Tempulli 3”, ku në pranga u vunë 19 persona, të cilët akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mes të arrestuarve është dhe shtetasi Rezart Maqellara me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Policia sqaron se ky person nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Ditën e sotme, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli 3”, arrestoi 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndër të arrestuarve është dhe shtetasi R. M., me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Nisur nga disa publikime në media e rrjete sociale, sqarojmë median dhe opionin publik se ky shtetas nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Personat e arrestuar janë: K. H., D. K., O. V., H. F., F. Gj., V. Xh., A. Xh., O. I., L. K., M. K., K. H., R. M., M. S., R. Sh., D. G., R. D. (Sopoti), E. B., A. Sh., B. K.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.