“Të dhëna më cilësore”, INSTAT: Ndryshuam planin për publikimin e rezultateve të popullsisë

INSTAT-i e ndryshoi kohën e publikimit të të dhënave të Censit pas shtyrjes së tij për herë të dytë, në 2022. Në planin e punës 2022, INSTAT-i kishte planifikuar regjistrimin e popullsisë në shtator-tetor 2022 dhe publikimin e të dhënave paraprake në dhjetor të po atij viti. Por gjithçka u ndryshua, kur Censi u shty […]

Korrik 13, 2024 - 11:05
 0
“Të dhëna më cilësore”, INSTAT: Ndryshuam planin për publikimin e rezultateve të popullsisë

INSTAT-i e ndryshoi kohën e publikimit të të dhënave të Censit pas shtyrjes së tij për herë të dytë, në 2022. Në planin e punës 2022, INSTAT-i kishte planifikuar regjistrimin e popullsisë në shtator-tetor 2022 dhe publikimin e të dhënave paraprake në dhjetor të po atij viti. Por gjithçka u ndryshua, kur Censi u shty për një vit më vonë dhe rezultatet paraprake u hoqën nga plani i punës.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, drejtoresha e INSTAT-it, dr. Elsa Dhuli e pranoi këtë ndryshim, por, sipas saj, periudha 6-7 mujore pas mbledhjes së të dhënave u bë për një qëllim të mirë.

“Datës 28 qershor 2024 i kemi qëndruar me korrektësi, siç e kemi publikuar më shumë se 1 vit e gjysëm më parë. Me shtyrjen na u përforcua mendimi për nxjerrjen e një informacioni sa më cilësor. Ky ishte edhe qëllimi ynë. Jo për t’i ofruar publikut 2-3 shifra popullsie, pasi rezultatet paraprake me rezultatet finale, gjithmonë ndryshojnë. Ne menduam t’u japim përdoruesve dhe publikut një informacion transparent, cilësor, të besueshëm,” tha Drejtoresha e INSTAT-it për emisionin “Pa Censurë”.

E pyetur nga gazetarja Elona Meço, nëse ka patur ndonjë presion politik nga kryeministri për të nxjerrë një nuk më të lartë banorësh në Shqipëri, zonja Dhuli dha një përgjigje institucionale.

“Jo vetëm për Censin e Popullsisë dhe të Banesave, por për çdo statistikë që prodhon, INSTAT-i është një institucion i pavarur, me nivel të lartë profesional. Ne jemi të paanshëm nga çdo pjesë e presioneve të kujtdo qoftë. Të gjithë përdoruesit e statistikave, por edhe të tjerët, duhet t’u besojnë statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, i cili është i përcaktuar me ligj si një institucion i pavarur, që zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë, raporton në Kuvendin e Shqipërisë dhe publikon statistika, duke ndjekur e zbatuar standardet dhe rekomandimet europiane apo ndërkombëtare,” u shpreh drejtoresha e INSTAT-it për RTSH.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.