QSUT – Temperaturat e larta kanë rritur sëmundshmërinë, fëmijët më të rrezikuar

Temperaturat ekstremisht të larta të ditëve të fundit kanë ndikuar në rritjen e sëmundshmërisë tek të vegjlit. Në urgjencën pediatrike të QSUT-së ato që mbizotërojnë më shumë janë shqetësimet gastrointenstinale ose sëmundje që shkakton bark dhe të vjella. Shefi i urgjencës pediatrike Albert Lama thotë se çdo ditë paraqiten mbi 240 fëmijë por kryesisht gjatë […]

Korrik 13, 2024 - 11:15
 0
QSUT – Temperaturat e larta kanë rritur sëmundshmërinë, fëmijët më të rrezikuar

Temperaturat ekstremisht të larta të ditëve të fundit kanë ndikuar në rritjen e sëmundshmërisë tek të vegjlit. Në urgjencën pediatrike të QSUT-së ato që mbizotërojnë më shumë janë shqetësimet gastrointenstinale ose sëmundje që shkakton bark dhe të vjella.

Shefi i urgjencës pediatrike Albert Lama thotë se çdo ditë paraqiten mbi 240 fëmijë por kryesisht gjatë orëve të natës më shumë ndërsa fundjave e kapërcen këtë shifër. ” shumica e rasteve janë të leh5ta një pjesë e tyre janë që trajtohen. Fundjava ka një fluks të shtuar.

Delikate gjatë këtyre ditëve është qasja ndaj plazheve dhe pishinave si dhe higjiena ushqimore që shpesh krijojnë kushte për këto shqetësime.

Mjekët apelojnë për plazh të kujdesshëm më fëmijët nën 1 vjeç dhe shmangie të daljes jashtë nga ora 11 deri në orën 17 pasdite.

Disa këshilla për të parandaluar gastroenteritet: Konsumimi i sa më shumë lëngjeve, përdorimi i ushqimeve të freskëta apo të sapopërgatitura, përdorimi i ujit higjienikisht të pastër, pastrimi i mirë i enëve të gatimit. Mbrojtja e ushqimeve dhe enëve të kuzhinës nga insektet; Përpunimi i mirë i ushqimit, gatimi i plotë i tij; Përdorimi i veshjeve të lehta pambuku. Ushqeni foshnjat sa më shumë me gji.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.