Rrezikoi jetën e pushuesve, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues në Gjirin e Lalzit

Drejtuesi i një mjeti lundrues në Gjirin e Lalzit është gjobitur me një masë administrative 100,000 lekë, pasi shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer kështu në rrezik për pushuesit. Në njoftim thuhet se gjithashtu policia ka bllokuar mjetin lundrues. “Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të […]

Korrik 13, 2024 - 11:45
 0
Rrezikoi jetën e pushuesve, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues në Gjirin e Lalzit

Drejtuesi i një mjeti lundrues në Gjirin e Lalzit është gjobitur me një masë administrative 100,000 lekë, pasi shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer kështu në rrezik për pushuesit.

Në njoftim thuhet se gjithashtu policia ka bllokuar mjetin lundrues.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve në rrjetet sociale kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Gjirit të Lalzit, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues motor uji, që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore  duke vënë në rrezik jetën e pushuesve në plazh.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin E. Ll., me masë administrative 100,000  lekë të rinj, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues”, thuhet në njoftim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.