E rëndë në Greqi: Burri vret ish-gruan dhe më pas veten

Një 43-vjeçar në Greqi ka vrarë ish-gruan dhe më pas veten. Mediat greke bëjnë me dije se shkak i kësaj tragjedie ishte mospranimi i ndarjes nga autori i ngjarjes. Çifti kishin së bashku dy fëmijë. Ish-bashkëshorti ka qëlluar viktimën me pushkë në banesën e saj. Vajza 13-vjeçare e çiftit, e cila ka vënë re të atin, […]

Korrik 13, 2024 - 13:15
 0
E rëndë në Greqi: Burri vret ish-gruan dhe më pas veten

Një 43-vjeçar në Greqi ka vrarë ish-gruan dhe më pas veten.

Mediat greke bëjnë me dije se shkak i kësaj tragjedie ishte mospranimi i ndarjes nga autori i ngjarjes. Çifti kishin së bashku dy fëmijë. Ish-bashkëshorti ka qëlluar viktimën me pushkë në banesën e saj.

Vajza 13-vjeçare e çiftit, e cila ka vënë re të atin, ka filluar të bërtasë.

Gruaja në atë moment po kthehej në shtëpi me makinën e saj. 43-vjeçari u hodh nga ballkoni mbi kofanon e makinës, duke qëlluar mbi 36-vjeçaren nga xhami i përparmë i mjetit.

Menjëherë më pas ka shkuar pas makinës së ish-bashkëshortes dhe ka vrarë veten.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.