Masakër në Rripin e Gazës, mbi 71 viktima e qindra të plagosur në zonën humanitare

Nuk ka pushim as në fundjavë nga sulmet e përgjakshme izraelite në Rripin e Gazës. Autoritetet shëndetësore atje, raportojnë se mbi 71 persona ishin vrarë pas një sulmi ajror që goditi një zonë të populluar me persona të shpërngulur në al-Mawasi të Khan Junis. Siç bëhet  e ditur në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë […]

Korrik 13, 2024 - 14:55
 0
Masakër në Rripin e Gazës, mbi 71 viktima e qindra të plagosur në zonën humanitare

Nuk ka pushim as në fundjavë nga sulmet e përgjakshme izraelite në Rripin e Gazës. Autoritetet shëndetësore atje, raportojnë se mbi 71 persona ishin vrarë pas një sulmi ajror që goditi një zonë të populluar me persona të shpërngulur në al-Mawasi të Khan Junis.

Siç bëhet  e ditur në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë gati 300 persona kanë mbetur të plagosur në sulm, mes të cilëve edhe pjesëtarë të shërbimeve të emergjencës civile.

Ushtria izraelite e kishte përcaktuar këtë si një zonë të sigurt, duke u bërë thirrje palestinezëve të strehoheshin atje.  Izraeli tha se po hetonte raportimet ndërsa në mediat lokale por raportohet se komandanti ushtarak i Hamasit Muhamed Deif kishte qenë objektiv i sulmit.

Nuk është ende e qartë nëse ai ka mbetur I vrarë. Por një zyrtar i lartë i Hamasit i cituar nga Reuters, nuk konfirmoi nëse Deif kishte qenë prezent.

“Pretendimet e Izraelit janë të pakuptimta, dhe synojnë thjesht të justifikojnë masakrën e tmerrshme. Të gjithë martirët janë civilë dhe ajo që ndodhi është një përshkallëzim i rëndë i gjenocidit të mbështetur nga Amerika”, tha Abu Zuhri për Reuters.

Sipas Hamasit, sulmi i fundit tregonte se Izraeli nuk ishte i interesuar për armëpushim. Një stacion radiofonik i ushtrisë izraelite thotë se burime e kishin përshkruar si tejet të rëndësishëm objektivin e sulmin. Sakaq dëshmitarë të cituar në BB thonë se zona e shënjestruar ngjante si të ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm, me rrënoja e viktima të shpërndara kudo.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.