Spanjë-Angli, finale për historinë, finalistët pa probleme, çmenduri për një biletë, Yamal feston ditëlindjen

Rritet pritshmëria për finale e vitit në futbollin e europian. Spanjë-Angli është një duel që natyrshëm për shkak të trofeut që është në

Korrik 13, 2024 - 15:40
 0
Spanjë-Angli, finale për historinë, finalistët pa probleme, çmenduri për një biletë, Yamal feston ditëlindjen

Rritet pritshmëria për finale e vitit në futbollin e europian. Spanjë-Angli është një duel që natyrshëm për shkak të trofeut që është në lojë, ka një interes të lartë, sidomos për ata që duan të jenë në stadium.

Kjo ka bërë që të lulëzojë siç ndodh zakonisht edhe tregu i zi i biletave, pasi në vendin më pak komod në stadiumin e finales në Berlin, një vend shkon deri në 2 mijë euro. 71 mijë është kapaciteti i stadiumit të finales, impiant i cili në vitin 2006 priti edhe finalen mes Italisë dhe Francës.

Dyndja e anglezëve për të parë finale është e jashtëzakonshme ndonëse të paktën do të jenë ata që do të kenë fatin ta shohin brenda stadiumit. Masat e sigurisë në Berlin janë rritur në mënyrë të ndjeshme nga frika e përleshjeve mes tifozëve, sidomos nga incidentet që mund të kryejnë huliganët anglezë.

Sa i takon asaj që pritet në fushë duhet thënë që ishullorët kanë një takim të rëndësishëm me historinë. Iu afruan ndjeshëm fitimit për herë të parë të kampionatit europian  në 2021 në shtëpinë e tyre, por u mundën me penallti nga Italia në Uembli.

Pas 3 vitesh janë sërish në finale, kundër një ekipi realisht edhe më të vështirë, por ama në raport me atë ndeshje, sot kanë një yll të madh më shumë në ekip si Belingham dhe dy yje të tjerë të rritur më tepër si Foden dhe Saka.

Trajnerit Sauthgate i është ofruar rinovimi, mirëpo mendja e tij dhe ekipit tani për tani është e gjitha te finalja kundër Spanjës, ndeshja e jetës për ta, megjithëse e dinë vështirësinë duke pasur përballë, një Spanjë shumë të fortë, sidomos në aspektin teknik.

Iberikët i gëzohen që kanë në skuadër kualitetet të larta, sidomos njërin mbi të tjerët adoleshentin e artë Lamin Jamal. Këtë të shtunë shokët e ekipit dhe stafi i bënë një surprizë të bukur në ditëlindjen e tij të 17.

Nesër presin që të ai që t’i bëjë dhuratë kombëtares duke qenë vendimtarë kundër Anglisë sikurse që edhe ndaj Francës me golin spektakolar. Me përjashtim të Pedrit pjesa tjetër e skuadrës tek iberikët është gati, përfshirë edhe kapiten Moraten. Sipas kompanive të basteve Spanja ka 58% shanse për të qenë kampione, mirëpo skuadra e De La Fuentes duhet ta tregoje këtë avantazh në fushën e lojës, në një finale mbretërore./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.