40-vjeçari godet me thikë të riun në Vlorë! Vëllai dhunon vëllanë, shpallen në kërkim autorët

Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e thikës një ditë më parë në Vlorë. Dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, 40-vjeçari me iniciale A. T., alias O. H., 40 vjeç, ka qëlluar me mjetin prerës një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar. 40-vjeçari është shpallur në […]

Korrik 13, 2024 - 15:55
 0
40-vjeçari godet me thikë të riun në Vlorë! Vëllai dhunon vëllanë, shpallen në kërkim autorët

Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e thikës një ditë më parë në Vlorë.

Dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, 40-vjeçari me iniciale A. T., alias O. H., 40 vjeç, ka qëlluar me mjetin prerës një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar. 40-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa i riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Një tjetër konflikt raportohet në Sarandë. Një 50-vjeçar po kërkohet nga policia, pasi pasi në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht vëllanë e tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.