Vrasja e të riut dhe plagosja e dy të tjerëve në Tropojë, shkak muzika e lartë

Autori i dyshuar i krimit që tronditi dy ditë më parë Tropojën, me një viktimë dhe dy të plagosur, është ende në arrati. 40-vjeçari Saimir Sadiku nuk është kapur nga policia, ndërkohë që detaje të tjera zbardhen nga ngjarja, që dyshohet se nisi me një debat për muzikën e lartë në lokal. Në sherr u […]

Korrik 13, 2024 - 17:40
 0
Vrasja e të riut dhe plagosja e dy të tjerëve në Tropojë, shkak muzika e lartë

Autori i dyshuar i krimit që tronditi dy ditë më parë Tropojën, me një viktimë dhe dy të plagosur, është ende në arrati.

40-vjeçari Saimir Sadiku nuk është kapur nga policia, ndërkohë që detaje të tjera zbardhen nga ngjarja, që dyshohet se nisi me një debat për muzikën e lartë në lokal.

Në sherr u përfshinë dy gupe të rinjsh të cilit dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit. Në përplasjen me njëri-tjetrin, ata kanë përdorur shishe qelqi dhe thika.

24-vjeçari, Adrian Pepkolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa të plagosur mbetën vëllai i tij Valentin Pepkolaj dhe Shkëlzen Kukaj.

Në kërkim është shpallur Saimir Sadiku, banues në fshatin Dushaj të Tropojës, ndërsa u prangosen shokët e tij, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.