“Kemi kapacitete kundër raketave amerikane”, Kremlini kërcënon: Viktima do jenë kryeqytetet europiane

Zëdhënësi i Kremlinit Dimtry Peskov ka deklaruar se Rusia ka të gjitha kapacitetet për t’iu kundërpërgjigjur dislokimit nga SHBA në Europë të sistemeve raketore me rreze të gjatë veprimi. “Ka qenë përherë një situatë paradoksale: SHBA ka dislokuar një shumëllojshmëri raketash të rrezeve të ndryshme në Europë, që drejtohen tradicionalisht kundër vendit tonë. Në përputhje […]

Korrik 13, 2024 - 21:00
 0
“Kemi kapacitete kundër raketave amerikane”, Kremlini kërcënon: Viktima do jenë kryeqytetet europiane

Zëdhënësi i Kremlinit Dimtry Peskov ka deklaruar se Rusia ka të gjitha kapacitetet për t’iu kundërpërgjigjur dislokimit nga SHBA në Europë të sistemeve raketore me rreze të gjatë veprimi.

“Ka qenë përherë një situatë paradoksale: SHBA ka dislokuar një shumëllojshmëri raketash të rrezeve të ndryshme në Europë, që drejtohen tradicionalisht kundër vendit tonë. Në përputhje me këtë vendi ynë ka përpunuar shënjestrat dhe lokacionet për raketat tona”, është shprehur ai në një intervistë televizve.

Paradoksi sipas tij është se SHBA vazhdon të bëjë para, kurse Europa lejon të jetë në kryqëzim të goditjes. Në mënyrë cinike dhe paralajmëruese Peskov ka shtuar se:

“Ne kemi mjaftueshëm kapacitete për të frenuar këto raketa, por viktimat potenciale janë kryeqytetet e këtyre vendeve europiane”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.