​Skuadra e Anglisë mbërrin në Berlin për ndeshjen kundër Spanjës

Futbollistët e Anglisë kanë arritur sot në Berlin për ndeshjen finale të EURO 2024. Anglezët përballen nesër nga ora 21:00 me tri herë

Korrik 13, 2024 - 21:45
 0
​Skuadra e Anglisë mbërrin në Berlin për ndeshjen kundër Spanjës

Futbollistët e Anglisë kanë arritur sot në Berlin për ndeshjen finale të EURO 2024.

Anglezët përballen nesër nga ora 21:00 me tri herë kampionen e Evropës, Spanjën.

Tre Luanët luftojnë për titullin e tyre të parë evropian, ndërsa “Furia e kuqe” synon rekordin prej katër titujsh.

Spanja, e cila mposhti Gjermaninë mikpritëse vetëm gjatë kohës shtesë në çerekfinale, ka fituar të gjashtë ndeshjet e saj në turne deri në finale.

Nga ana tjetër, Anglia, e cila fitoi një ndeshje dhe barazoi dy në fazën e grupeve, mposhti Sllovakinë 2:1 në kohën shtesë në 1/8 dhe eliminoi Zvicrën me penallti në çerekfinale dhe ka tri fitore në gjashtë ndeshje.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.